Mogherini pro rishikimit të kufirit

19:41 | 31/08/2018

Shefja e diplomacisë së BE, Federica Mogherini shprehet pro rishikimit të kufijve, duke mbështetur çdo pakt që bazohet në të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa sipas ministrit të jashtëm gjerman edhe vetë diskutimet mbi ketë temë janë të gabuara.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se ajo do të mbështeste shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nëse dy vendet shmangin çdo përpjekje për të krijuar shtete etnikisht homogjene.

“Cilido që të jetë rezultati i dakorduar në mënyrë reciproke, do ta ketë mbështetjen tonë, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Mogherini.

Ajo i bëri këto komente në një konferencë për media në Vjenë, pas një takimi midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë.

Deklaratat Mogherini i beri pak dite para raundit të radhës të dialogut mes presidentëve Vuçiç dhe Thaçi në Bruksel, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE.

Por në këtë takim në Vjenë, Gjermania e bëri të qartë përmes ministrit të Jashtëm, Heiko Mass se jo vetëm ideja e shkëmbimit, por edhe vetë diskutimet mbi ketë temë janë të gabuara.

“Ne besojmë se në këtë mënyrë mund të hapen shumë plagë të vjetra e kjo na bën skeptikë. Diskutimet për shkëmbim territoresh nuk çojnë në drejtimin e duhur”, tha Heiko Mass. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono