Mogherini në takimin e Mbrojtjes: Me Ballkanin partnerë në mbrojtje e siguri

17:36 | 30/08/2018

Përfaqësuesja e Lartë e Unionit për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini thotë se BE-ja dhe Ballkani kanë kaluar në fazën e dytë të marrëdhënive. Tashmë palët janë partnerë në mbrojtje dhe siguri, ndërsa më përpara ishte Brukseli që garantonte siguri në këtë rajon.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në një takim të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Vjenë, tha se roli i BE në Ballkan ka qenë prej kohësh për të krijuar sigurinë. “Tradicionalisht, ne shikojmë Ballkanin Perëndimor, si një rajon i jostabilitetit ku për shumë vite, madje edhe dekada BE kishte një rol të atij që ofron siguri. Ne tani kalojmë në një fazë ku jemi partnerë në një mbrojtje dhe siguri të përbashkët”, është shprehur.

Mogherini, e cila kryeson takimin joformal të ministrave të mbrojtjes të BE që nisi punimet të mërkurën në Vienë, tha se takimi filloi me një diskutim mbi bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor në çështje që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

“Kemi folur së bashku me NATO-n dhe OKB-në, partnerët tanë kryesorë në rajon me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si pjesë përbërëse e punës sonë me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryediplomatja e BE-së. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono