Mogherini e Hahn thirrje Kosovës: Hiqni taksën për mallrat serbë

19:28 | 10/12/2018

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Federica Mogherini i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta revokojë taksën prej 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ajo tha se iu takon të dy vendeve të përcaktojnë marrëveshjen finale. Megjithatë Mogherini njoftoi se nuk do të pranohet ndryshimi i kufirit në linja etnike.

Në të njëjtën linjë me kryediplomaten e BE-së është shprehur edhe eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. Duke folur në Bruksel, ai tha se taksa e vendosur nga Kosova është kategorikisht kundër vlerave të tregtisë së lirë. Ai ripërsëriti se vonesa në marrjen e këtij vendimi është i papranueshëm për BE-në. “Bashkëpunimi rajonal mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet tregtisë së lirë, lëvizjes së lirë të mallrave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve”, nënvizoi Hahn.

Edhe pas apelit të Mogherinit dhe Hahan, qëndrimi i Qeverisë së Prishtinës nuk ka ndryshuar sa i përket taksës 100%. Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj, e kontaktuar nga Klan Kosova, bëri me dije se taksa hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono