Modernizimi i FA, Xhaçka: Së shpejti investime të reja për bazat detare


11:34 | 14/01/2018

Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prej prioriteteve kryesore të qeverisë për vitin që vjen. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e deklaroi gjatë inspektimit të vendbazimeve në Lezhë e Durrës.

Qeveria po rishikon mundësinë për të rivitalizuar vendbazimet ushtarake në të gjithë territorin e vendit. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte në Shëngjin dhe në Kepin e Palit nga renditi si pritoritet kryesor modernizimin e Forcave te Armatosura.

“Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prioriteteve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4 vjeçarin.Vendbazime si këto në Shëngjin apo Kepin e Talit, sikundër edhe bazat detare kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura por edhe për potencialin zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre. Shumë shpejt do të rishikojmë të gjitha mundësitë për investime të reja, për projekte të reja, për rivitalizimin edhe ringjalljen e vendbazimeve të tilla. Ka nevojë emergjente për tu investuar por ka edhe një potencial jashtëzakonisht të madh për t’u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi”.

Në vendbazimin e Shëngjinit gjatë 12 muajve të vitit qëndron në gatishmëri një anije patrullimi e Forcës Detare, ekupiazhin e së cilës, sikundër të gjithë efektivët e FA, Ministrja e Mbrojtjes i falenderoi për profesionalizmin dhe përkushtimin në kryerjen e misionit në det, tokë apo ajër./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono