Moderatori i njohur: Në televizion zgjidhen të paaftët

18:53 | 23/03/2019

Këtë javë i ftuar në banakun e  “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ishte moderatori i njohur Bledi Strakosha. Ai ishte prezantuesi, i cili bëri të rrëfeheshin para tij shumë personazhe të njohura gjatë fillim viteve 2000 me emisionin e tij “Blue.

Duke qenë pjesë e televizioneve prej një kohe të gjatë, moderatori është shpehur kritik për përzgjedhjet që bëhen kohët e fundit në televizione, ku sipas tij mbizotërohet nga të paaftët.

“Televizioni atëherë ka pasur standarde. D.m.th ti në televizion nuk dilje dot në televizion pa bërë një eksperiencë të paktën një-vjeçare në radio. E dyta kalonte nëpër teste jo vetëm ti, por edhe formati që propozoje.

Sot dalin të gjithë sepse është kohë konsumi. Janë hapur shumë media dhe rrjedhimisht ka nevojë për shumë personazhe. Ne jemi vend i vogël dhe kemi pak njerëz që investojnë tek vetja profesionalisht dhe kështu që detyrohen televizionet që të punësojnë njerëz që s’janë të aftë fare. Shoh ndonjëherë nëpër lajme gazetarë që duhet të jenë gazetarë spiker. Kur i shoh që nëse kronika nuk është gati thonë “Zoti më ndihmoftë”. Tani dy informacione shtesë për atë lajm duhet t’i kesh. Është dikush që gjithmonë del duke qeshur kur jep lajmet.

Nevoja e televizioneve për të pasur sa më shumë programe, sa më shumë njerëz pjesë të tyre. Zgjidhen të paaftët sepse nuk ka të aftë. Unë shoh të rinj që për kompaninë që unë kam kur kërkojnë punësim, thonë ça të jetë”, tha ai.

Sipas tij, të rinjtë nuk kanë vokacion, thirrje të brendshme./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono