Mitingu i 23 Marsit, Hila: Rama tregoi forcën

21:30 | 26/03/2019

I ftuar në emisionin “Provokacija”, gazetari dhe ish-diplomati Dritan Hila komentoi Kongresin e Partisë Socialiste që u zhvillua më 23 Mars. Ai e cilësoi si një shfaqje force mitingun e PS-së. Sipas Hilës, e gjitha ia ka vlejtur për Ramën.

“E mban mend pas 21 Janarit, kur Berisha kërcënoi me një shfaqje të njëjtë forcë, që të mblidhte njerëzit e tij, që të dilnin në shesh si një antimiting të protestave të PS. Ndërhyri ambasadori Arvizu, që i kërkoi të mos i bënte dhe mbas asaj e cilësoi burrë shteti. Rama mendoj që ka bërë të njëjtën gjë, për të treguar që jo vetëm ju keni njerëz, në mënyrën soft. Nuk nxorri njerëz që të protestonin dhe të përlesheshin me policinë dhe të lëshonin thirrje kundër opozitës. Ishte një tregues force i Ramës. A vlen politikisht? Mendoj që politikisht, parë me sytë e Ramës ka vlejtur se vazhdimisht opozita ka thënë që kjo qeveri ka marrë fund, kjo qeveri nuk ka shumicën, është e drogës, e krimit, ka blerë votat në parlament, nuk paraqet shifra për këtë. Biles unë i kam thënë përfaqësuesve të PD-së kur i kam pasur të ftuar në “Arena” që përveç vitit 2016 që shifrat e drogës, e eksportit të hashashit patën rritje. Ndërsa periudha e eksportit është e njëtë le të themi që nga koha kur filloi të njihej ky fenomen. Rama thjesht u tregoi forcën sepse në fund të llogarive, të gjitha këto akuza nuk do kalojnë në një gjykatë, por filtrin e votuesve dhe patjetër i duhej një miting për të karikuar njerëzit e Tiranës”, tha ai.

Ndërkohë, sipas Hilës, Rama është i fuqishëm politikisht për momentin. Ai ka komanduar me dorë të hekurt sipas tij.

“Rama është në një ditë beteje të tijën. Është ndër ato betejat e vështira që në një mandat edhe i bën edhe s’i bën. Për shembull Rama në mandatin e parë nuk pati ndonjë betejë. Kjo është betejë reale, siç pati Berisha 21 Janarin. Rama nuk më rezulton që është i dobët për momentin. Nuk është i dobët politikisht, ka forcën më të madhe politike të vendit. Historikisht e ka nën komandë me dorë të hekurt. E ka bërë shkëmb graniti rreth vetes. Unë di eksponentë të saj që flisnin kundër Ramës, sot i kanë ndërprerë të gjitha të folurat dhe janë bërë grusht monolit rreth Ramës se e kuptojnë që me humbjen e Ramës nuk është se do vijë një forcë tjetër, por do vijë PD dhe ata nuk e duan që të vijë PD, siç do dhe një pjesë e elektoratit. Dhe këtu është një budallallëku i opozitës shqiptare, nga ajo që nuk entuziazmon shumë njerëz”, u shpreh Hila./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono



TE FUNDIT