Misteri që do të përndjekë vrasjet e 11 vajzave

19:42 | 24/04/201919:420

Një vrasës i dënuar me 70 vjet burg vdiq në qeli duke lënë pa përgjigje 11 çështje në lidhje me vrasjet e 11 vajzave të humbura. Edward Harold Bell, 82 vjeç, po hetohej për shkak të “rrëfimit” që kishte bërë në një gazetë, ku deklaronte se ishte vrasës serial dhe përgjegjës për vrasjet 11 vajzave në vitet 1971-1977.

Në një letër që ai i kishte dërguar “Houston Chronicle” rreth vrasjes së vajzave, të cilat u zhdukën nga vendndodhje të ndryshme rreth Teksasit në vitin 1970, Bell i quante ato “Të njëmbëdhjetat që shkuan në parajsë”.

Megjithatë edhe pse pretendonte se ishte vrasës serial, ai ndodhej në burg për një vrasje tjetër, atë të një ish-marinsi. Për sa i përket vrasjeve të vajzave, ai nuk akuzohej për asnjë prej tyre, por ishte i dyshuari kryesor në të paktën dy prej çështjeve.

Në vitin 2011, ai raportoi për gazetën amerikane se ishte pjesa që i mungonte pazëllit në lidhje me zbulimin e vrasjeve. Bell pretendonte se kishte vrarë vajzat, disa prej të cilave ishin rreth 12 vjeçe.

Pas vrasjes së ish-marinsit, Edward Bell kishte qëndruar 14 vjet në arrati pas lirisë me kusht. Autoritetet e kapën pas shfaqjes së një emisioni televiziv në 1993. Ai jetonte me një adoleshente në një jaht në Panama. Pasi Bell pretendoi në vitin 2011 se kishte vrarë 11 vajzat, ndaj tij nisi menjëherë një hetim për t’i vërtetuar deklaratat.

Sipas mediave të huaja, Bell kishte përshkruar edhe mënyrën se si i përzgjidhte dhe si i vriste viktimat e tij. Ai pretendonte se i zgjidhte nga një dyqan akulloreje, i qëllonte, i vriste dhe më pas i hidhte trupat në kënetë.

Edhe pse deri më tani mbeten mister, detektivët që u morën me këto çështje shprehen se vdekja e tij mund të nxjerrë në pah detaje të tjera. Kjo për shkak se shumë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjet nuk kanë pranuar të flasin nga frika që Bell mund të dilte nga burgu./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono