Miratohet heqja e mandateve për Gruevskin dhe Bogoevskin

17:45 | 11/06/201917:450

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski dhe ish-deputeti Pavle Bogoevski janë zhveshur nga çdo post zyrtar në momentin që parlamenti i vendit vendosi për heqjen e mandatit të deputetit ndaj tyre. Parlamenti ia konstatoi dorëheqjen ish-kryeministrit dhe deputetit Nikolla Gruevski. Paralelisht me Gruevskin, pa post deputeti mbeti edhe Pavle Bogoevski, i cili pati paralajmëruar dorëheqjen  pas skandalit me porosinë e marijuanës.

Lamtumirë Pavle. Kuvendi i Maqedonisë sw Veriut u përshëndet nga dy deputetë.

Edhe pse Lidhja Social Demokrate në fillim nuk pranonte që dorëheqja vetëm të konstatohet, për shkak se Gruevski nuk e ka dorëzuar personalisht, ashtu siç kërkon rregullorja e Kuvendit, në fund u pajtuan që mos të votohet për t’u marrë mandati. Kjo hap mundësinë që Gruevski të kërkoj apanazhë, por deri më tani, kërkesë në Kuvend nuk ka ardhur. E Bogoevski ende nuk ka vendosur, por nuk e hedh poshtë si mundësi.

“Nikolla Gruevski ende e udhëheq VMRO DPMNE-në, kurse Mickoski dhe kryesia janë vetëm persona të dëgjueshëm të partisë, që me besim të plotë punojnë për liderin e tyre të arratisur”, tha ai.

E koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski, kujtoi se vendimi i komitetit ekzekutiv të partisë ka qenë që të respektohet ligji dhe Kushtetuta.

“Komiteti ekzekutiv në kumtesën e lëshuar për opinionin ishte i qartë”, tha ai.

Por Micevski harroi të cekë faktin se deputetet e VMRO DPMNE-së nuk e dëgjuan partinë dhe nuk votuan rekomandimin për marrjen e mandatit të Gruevskit në komision, fakt të cilin e rikujtoi edhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski. Vendin e Gruevskit në Kuvend do ta zë, Gjoko Kamçev, politikolog i diplomuar nga Vallandova, kurse vendin e Bogoevskit, Aleksandër Filipovski./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono