Ministrja Kumbaro nis tryezën e diskutimeve me artistët

21:55 | 14/02/2018

Nis tryeza e parë e diskutimit për projektligjin për artin dhe kulturën mes ministres Mirela Kumbaro dhe artistëve. Të pranishëem në tryezën e thirrur nga ministrja ishin regjisoret Spiro Duni, Armando Bora, aktorët Bujar Asqeriu, Artan Imami dhe Laert Vasili. Më pas në disktutim u bashkuan dy përfaqësues të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Kastriot Cipi dhe Ema Andrea.

Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro , ka nisur fazën e diskutimit me një grup artistësh ne ambientet e ministrisë për projektligjin mbi artin dhe kulturën. Në takimin e parë të pranishem ishin regjisori Spiro Duni, Armando Bora, aktorët, Bujar Asqeriu, Artan Imami dhe Laert Vasili.

Kumbaro u shpreh e hapur për të dëgjuar sugjerimet që artistët kërkuan.

Në të njëjtën kohë, anëtaret e SASE (Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit) ishin mbledhur në teatër dhe ata mandatuan dy përfaqësues, Kastriot Cipin dhe Ema Andrea, për të çuar dy kërkesat kryesore në ministri, çështja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe diskutimin mbi projektligjin për artin dhe kulturën.

Ministrja Kumbaro u shpreh e gatshme për dialog.
Ndërkohë që edhe një perfaqësues i cirkut kombëtar, Juljan Kazazi, i dorëzoi me shkrim kërkesat e artistëve të Cirkut. Por si Shën Valentin nuk munguan lulet dhe batutat.
Pas njohjes me kërkesat e artistëve të SASE do të vendoset edhe takimi mes ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe përfaqësisë së SASE./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono