Ministrja Gjonaj në forumin antikorrupsion

schedule11:55 - 20 Mars, 2018

schedule 11:55 - 20 Mars, 2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë takimit të forumit të parë konsultativ për luftën antikorrupsion, deklaroi se reformat e ndërmara nga qeveria janë parakusht i thellimit të luftës kundër korrupsionit.

Pasardhësja e Bledi Çuçit në postin e Koordinatores Kombëtare Antikorrupsion, tre vjet pas lançimit të portalit stopkorrupsionit.al, përsëriti ftesën ndaj qytetarëve për t’u kthyer në sinjalizues të akteve të korrupsionit.

Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, ofron një strukturë të posaçme të ILDKPI. Praktikë të re në Shqipëri dhe Europë e quajti ministrja atë të denoncimit, duke theksuar ndryshimin mes sinjalizimit në një sistem autoritar dhe atij në një sistem demokratik.

Shkak të mos ndjekjes penale të korrupsionit, ministja Gjonaj identifikon pikërisht kryerjen e tij në fshehtësi./abcnews.al