VIDEO/ Merret vendimi i shumëpritur, Gjonaj: Të burgosurit që përfitojnë nga amnistia

14:13 | 24/12/201914:130

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin për amnistinë që do duhet të kalojë në parlament për tu bërë i zbatueshëm. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se “kemi patur në fokus gratë dhe të miturit e dënuar”.

Kësisoj nga aministia do të përfitojnë gjysma e grave të dënuara. Ajo tha se aktualisht janë në burg 56 gra, dhe gjysma e tyre (28) do të dalin menjehere sapo të miratohet ligji nga parlamenti.

Po kështu 28 gra te tjera që mbeten në qeli do përfitojnë 1/3 ulje dënimi. Sakaq pritet të lirohen edhe 4 të dënuar të mitur, dhe dy të tjere perfitojne 1/3 ulje dënimi.

Ministrja Gjonaj tha se nga amnistia do të përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash.

“Përfitojnë ata burra që janë të dënuar deri ne 2 vite burg, ose që ju kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg, si dhe burrat mbi 60 vjeç që s’janë dënuar për vepra të rënda penale.

“Tashmë besojmë se edhe Kuvendi do të jetë dakord me Qeverinë, në mënyrë që dita kur këta persona të lirohen të jetë e afërt”, tha Gjonaj. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono