Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet akuzave për faturat e hotelit

19:57 | 25/08/201919:570

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj reagoi pas akuzave në drejtim të saj për shpenzimet e larta në udhëtimet e saj zyrtare. Gjonaj ka mohuar të ketë qëndruar në një hotel ku është paguar 660 euro nata, duke sqaruar se bëhet fjalë për një faturë që përfshin koston totale të akomodimit për të gjithë delegacionit. Sipas përfaqësueses së qeverisë, në shumë raste gjatë udhëtimeve të aj ka përdorur mjete të transportit publik dhe për të mos kryer shpenzime në dëm të buxhetit të shtetit nuk ka qëndruar në  hotele, por është rikthyer në Shqipëri.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sqaron se akuzat për shpenzime të larta dhe hotele luksoze në vizitat zyrtare jashtë vendit janë të pavërteta. Sipas ministres, e vërteta e faturës së publikuar në disa media për qëndrim në hotel  me 706 euro në natë, është tërësisht ndryshe.

“Nëse media do të verifikonte dhe do të kërkonte shpjegim, do të arrinte të kuptonte që fatura me shumën e hotelit në Itali nuk është vetëm për 1 natë siç është përcjellë në mënyrë spekulative, por është fjetje për dy net. Për të shtuar, që faturat e publikuara nuk përmbajnë vetëm shpenzimet e mia, por përmbajnë shpenzimet e të gjithë delegacionit që merrte pjesë në këto aktivitete, ku në shumicën e rasteve hotelet për shkak të sigurisë për të gjitha delegacionet përcaktohen nga organizatorët apo ftuesit. Shpenzimet e fjetjes apo të biletave në shumë raste janë në varësi edhe të periudhës së kërkuar që mund të përkojë me një fluks të prenotimeve në ato vende apo për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë ardhur ftesat apo axhendës së diktuar nga pala pritëse”.

Duke deklaruar me përgjegjësi se në çdo rast ka vepruar konform ligjit, Ministrja e Drejtësisë kujtoi se jo në pak raste ka udhëtuar me mjete të transportit publik.

“Nëse media do të verifikonte, do të konstatonte që si ministre gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit kam udhëtuar edhe me tren si një qytetare e zakonshme për të arritur në kohë dhe më me pak kosto për vizitat e punës. Ashtu siç do të verifikonte që si ministre kam kryer vizitat zyrtare brenda të njëjtës ditë duke shpenzuar 0 lek për hotelin, apo raste të tjera ku shpenzimet mbulohen nga organizatorët e huaj”.

Gjithsesi ministrja Etilda Gjonaj bën të ditur se ka urdhëruar nisjen e një procesi verifikimi dhe auditimi të brendshëm për të gjitha procedurat e kryera nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë, nga i cili ka rezultuar se çdo procedurë është në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono