Ministrja Denaj në një kompani fasone: Rimbursim i TVSH në kohë

15:33 | 20/09/201915:330

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të vijojë përmbushjen e detyrimeve të saj sa i përket rimbursimit të TVSH-së për biznesin. Ky ka qenë mesazhi që Ministrja Anila Denaj dha gjatë një vizite në një sipërmarrje të sektorit fason në Tiranë.

Jo vonesa dhe procesi të realizohet në kohë. Këtë u premtoi ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj sektorit fason për rimbursimin e TVSH-së.

Vetëm gjatë muajit gusht janë rimbursuar në total 1.68 miliardë lekë TVSH, ose 42 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. 22 kompani fasone kanë përfituar nga rimbursimi i TVSH në muajin gusht, në vlerën e mbi 245 milionë lekë.Për periudhën 8 mujore janë rimbursuar 11.8 miliardë lekë, nga 9.22 miliardë lekë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2018, 2.6 miliardë lek më shumë ose 28.7% rritje.

“Veçanërisht fasoni, eksporti dhe grumbulluesit janë në një vëmendje të shtuar të MFE, që ky rimbursim të ndodh në kohë dhe besoj se kemi treguar me fakte që ia kemi dalë këto 8 muaj edhe pse mendojmë se kemi akoma sfidën për ta realizuar 100%. Rimbursimi i TVSH-së është detyrim i yni, për të cilin duhet të koordinohemi edhe me biznesin”.

Ministrja Denaj vizitoi një kompani fasone së bashku me Kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferaj. Kompania ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2015 dhe ka punësuar mbi 1 mijë punonjës, të cilët nga kontrollet e kryera nga Inspektoriati rezultojnë të punësuar sipas të gjithë përcaktimeve ligjore. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono