Ministrja Denaj në Durrës: Lehtësitë fiskale po rrisin punësimin

14:21 | 06/03/2019

Ndryshimet ligjore në paketën fiskale për vitin 2019 synojnë rritjen e numrit të të punësuarve. Për të parë ndikimin e drejtëpërdrejtë te biznese, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj është takuar me sipërmarrës në qytetin e Durrësit.

Ka nisur verifikimin në terren ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj mbi ndikimin që kanë lehtësitë fiskale në rritjen e punësimit.

Nga takimi që zhvilloi në qytetin e Durrësit Ministrja Denaj shpjegoi përfitimet që ka biznesi nga hyrja në fuqi të paketës fiskale për vitin 2019.

“Ju keni akoma hapësirë se deri në 14 mln lekë të vjetra xhiro vjetore keni hapësirë ta dyfishoni dhe të përfitoni nga kjo lehtësi fiskale të bëni produkte të mira me kosto të përballueshmedhe fitim për ju”.

Ndryshimet në paketën fiskale i japin mundësinë 91% të bizneseve që të kenë taksën zero ose 5%. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono