Ministrja Balluku mbledh shtabin e emergjencave në Vorë

15:55 | 22/09/201915:550

Ministrja e Infrastrukturës ka kërkuar gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Vorë që të verifikohen të gjitha dëmet e shkaktuara në rreth 120 banesa. Balluku urdhëroi OSHE-në që të bëjë të mundur furnizimin 24 orë me energji elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku mori pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencave civile në Vorë, ku kërkoi që brenda 48 orësh të bëhet bilanci i dëmeve që kanë shkaktuar tërmetet. Balluku u kërkoi të pranishmëve që të nisin  menjëherë punën për rikuperimin e banesave të dëmtuara.

“Ne kemi 12 banesa deri në 14 dhe kemi pasur edhe një shtesë të fundit 15 që konsiderohen të pabanueshme. Ndërkohë që kemi 100 banesa të tjera me dëmtime. Vora është zona më e goditur se flasim për 120 shtëpi të dëmtuara. Nesër në darkë do ishte mirë që çdo akt konstatim të ishte në tryezën tonë për të vazhduar më pas se si do rikuperojmë më pas të gjitha dëmet”, tha Balluku.

Balluku kërkoi nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë që të rikuperohen të gjitha dëmet dhe të sigurohet energji pa ndërprerje për të gjithë qytetaret.

“Synimi kryesor është që të ofrojmë ujë dhe energji, t’i garantojmë në mënyrë të pandërprerë për të gjithë banorët”, tha Balluku.

Në fund të mbledhjes, ministrja kërkoi që të punohet me intensitet dhe të mbahen nën vëzhgim edhe 3 urat kryesore në Vorë për të shmangur çdo lloj rreziku./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono