Ministria iraniane në listën e terrorizmit

19:27 | 08/01/2019

Një njësi e Ministrisë iraniane të Inteligjincës si dhe dy persona nga stafi i saj janë vendosur në listën e terrorizmit nga ana e Bashkimit Europian. Teherani zyratar reagoi se ky veprim synon të dëmtojë marrëdhëniet e vendit me Brukselin.

Bashkimi Europian ka vendosur një njësi të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe dy persona nga stafi i saj në listën e terrorizmit të BE-së për tentativa vrasjesh në Europë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme daneze dhe diplomatët e BE-së. Ky vendim, i cili ngrin brenda bllokut asetet financiare që i përkasin kësaj njësie dhe dy personave, vjen pasi një vit më parë, Danimarka deklaroi se dyshonte që një shërbim i inteligjencës së qeverisë iraniane kishte kryer një tentativë vrasjeje në tokën daneze. Nga ana e saj, Franca këmbëngul se nuk ka dyshim që Ministria iraniane e Inteligjencës qëndronte prapa një sulmi të dështuar në Paris. Por Irani mohon çdo përfshirje në këto komplote të supozuara, duke thënë se këto akuza kanë për qëllim të dëmtojnë marrëdhëniet BE-Iran.

“BE sapo ka rënë dakord që të vendosë sanksione kundër një Shërbimi iranian të Inteligjencës për shkak të komploteve të tij për vrasje në tokën europiane. Një sinjal i fuqishëm nga BE që nuk do ta pranojmë një sjellje të tillë në Europë” shkruan në Twitter, Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Anders Samuelsen.

Vendimi u mor pa debat në një mbledhje, e cila nuk kishte lidhje me këtë gjë, të ministrave të Europës në Bruksel dhe ngrirja e aseteve hyn në fuqi të mërkurën, sipas zyrtarëve të BE-së. Ministria e Jashtme daneze i ka identifikuar dy punonjësit si zëvendësministri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Inteligjencës, Saeid Hashemi Moghadam dhe Assadollah Asadi, një diplomat me bazë në Vienë. Emrat e tyre do të shfaqen zyrtarisht në Revistën Zyrtare të BE-së të mërkurën. Ky veprim është një vazhdim i përpjekjeve nga Danimarka dhe Franca për të krijuar një përgjigje nga e gjithë BE-ja ndaj akuzimeve të komploteve iraniane në Francë e Danimarkë nga fundi i vitit të shkuar./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono