Ministria e Brendshme: Publikohet lista e zgjedhësve dhe numri i saktë i tyre

11:35 | 25/05/201911:350

Në zgjedhjet e 30 qershorit kanë të drejtë të votojnë rreth 3 milion e 500 mijë shqiptarë ndër to rreth 133 mijë janë votues për herë të parë. Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve.

Pavarësisht se opozita dhe qeveria qëndrojnë në dy skaje të kundërta sa i përket lokaleve të 30 qershorit, Ministria e Brendshme ka publikur listën përfundimtare të zgjedhësve.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë  të votojnë 3 milion e 536 mijë e 15 shqiptar.  51% janë meshkuj dhe 49 % femra. Ndër to 132 mije e 788 janë votues për herë të parë.

Ministria e Brendshme bën të ditur se ka pastruar listën nga dublikimet, votuesit mbi 100 vjeçare dhe sipas përcaktimeve të ligjit në kuadër të dekriminializimit nga personat që vuajnë dënimin në burgje.  Për herë të parë ministria thotë se janë zbardhur adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës.

Lista përfundimtare e zgjedhësve sipas Ministrisë së Brendshme ka përmirësime të dukshme  në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015 ashtu dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

I gjithë procesi i hartimit të listës thekson ministria në njoftimin e shpërndarë për mediat është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-ës dhe  në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono