Ministri serb paralajmëron botën për “Shqipërinë e madhe”: Mos luani me zjarrin!

11:20 | 14/05/2019

Agjensia e lajmeve ruse “TASS” ka intervistuar ditën e hënë, ministrin serb të mbrojtjes Aleksander Vulin.

Agjensia e lajmeve ruse, i ka kushtuar vëmendje çështjes shqiptare në intervistën e Vulin. Ideja e Krijimit të “Shqipërise së madhe” ka shqetësuar jo vetëm serbët por edhe rusët. Në intervistën e tij, Vulin, ka akuzuar BE-në dhe NATO se po bëjnë “sehir”, në këtë përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e madhe”. Vulin gjithashtu, ka mbajtur qëndrim tepër të ashpër me të gjithë palët, që nuk po merren seriozisht, sipas tij, me këtë çështje.

Ambiciet ekspansioniste të Shqipërisë rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka thënë ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, në intervistën e tij për TASS-in rus.

Një kërcënim i madh për Ballkanin është krijimi i një Shqipërie të Madhe. Qëllimi i Shqipërisë është të fitojë terren në territoret e shteteve të tjera, duke filluar me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, territorin e Kosovës dhe Metohisë e një pjesë të Serbisë Qendrore , i vetmi vend që e kundërshton këtë është Serbia”, tha Vulin.

Sipas Vulin, pas pranimit të Maqedonisë Veriore në NATO, të gjithë shqiptarët do të jetojnë në një zonë të vetme të sigurisë politike. Kryeministri shqiptar shprehu dëshirën e tij për të “shfuqizuar kufijtë midis atyre shteteve ku jetojnë shqiptarët“.

Shqiptarët jetojnë në katër vende, dhe kjo është alarmante, për më tepër, Bashkimi Evropian dhe NATO po luajnë rol, thjesht vrojtues, në idenë e formimit të një Shqipërie të Madhe“, tha ai.

Nëse dikush dëshiron të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, ata duhet të konsiderojnë gjithashtu edhe çështjen kombëtare serbe“, theksoi ministri serb i mbrojtjes.

Ne nuk mund t’i japim shqiptarëve diçka, pa i dhënë të njëjtën gjë serbëve. Për këtë arsye, shfrytëzoj rastin për të paralajmëruar gjithë botën: Mos luani me zjarrin! Mos krijoni një Shqipëri të Madhe në tokën serbe“.

Shqipëria e Madhe është ideja shqiptare e ribashkimit të të gjitha territoreve, ku jetojnë ose jetonin shqiptarët. Në këtë rast, shqiptarët do të kërkojnë të marrin një pjesë të territorit të Greqisë, gjysmën e Maqedonisë, të gjithë Kosovës dhe disa territore të Serbisë jugore, si dhe gjysmën e Malit të Zi.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, më herët ka thënë se, Moska ishte e shqetësuar për këtë çështje, pasi BE ishte pasive në lidhje me nismën e të ashtuquajturës “Platforma Tirana”, e cila është një thirrje e qartë për krijimin e një Shqipërie të Madhe.

Përktheu nga

TASS Russian New Agency: /abcnews.al

http://tass.com/world/1057931


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono