Ministri Peleshi për qumështin e cilësisë së parë: Investime e subvencionime


13:35 | 10/01/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Niko Peleshi ka paralajmëruar nisjen e aksionit për përmbushjen e standardeve në sektorin e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Në takimin që zhvilloi me fermerët e Fierit Ministri Peleshi ka nënvizuar investimet dhe subvencionimet që do të jepen për qumështin e cilësisë së parë.

Është radha e qumështit në axhendën e Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Nisjen e aksionit për përmbushjen e standardeve në këtë sektor e ka njoftuar ministri Niko Peleshi, gjatë një takimi me fermerët e Fierit.

“Do të disiplinojmë një produkt shumë të rëndësishëm, të përditshëm ushqimor, që është qumështi dhe nënproduktet e tij, në një kohë të shpejtë, duke kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim nga të gjithë.”

Gjatë takimit me përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, Ministri Peleshi ka bërë publike skemën mbështetëse për përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale.

Për krerë të lindur të matrikulluar, për fermat me mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi do të jepet shuma në vlerën 500 (pesëqind) lekë/krerë dhe për fermat me mbi 10 krerë lopë do të jepet shuma në vlerën 2 000 (dymijë) lekë/krerë.

“Duke siguruar matrikullimin dhe regjistrimin… pastaj kemi bërë hapin e parë për ta ndjekur në gjithë zinxhirin e vet, se çfarë bëhet qoftë me kafshën, qoftë me mishin, qoftë me qumështin. Pra i regjistrojmë, i kemi të evidentuar dhe pastaj krijojmë bazën për gjurmëshmërinë dhe për sigurinë ushqimore. “

“Për enët e çertifikuara për transportin e qumështit, nga ferma në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, ne japim deri në 70 % të vlerës, maksimumi 25 mijë lekë të vjetra për njësi.”

Mbështetje do të jepet edhe për dorëzimin e qumështit.

Lënda e parë që plotëson standardet në fuqi në vlerën 10 lekë për litër, 100 lekë të vjetra për litër, në pikat e përpunimit, në fermat me mbi 15 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raport-analizës laboratorike përkatëse. Pra në qoftë se qumështi del cilësia e parë, do të thotë me atë ndotjes mikrobike më pak se 100 mijë do të marrë 100 lekë për litër. Kushti është të jetë cilësia e parë, kushti i parë, dhe kushti i dytë është të ketë mbi 15 krerë lopë.”

Për pajisjen me makineri dhe për modernizimin e proçeseve të punës në fermat blegtorale me jo më pak se 10 lopë dhe jo më pak se 100 të imëta, mbështetja do të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore.

“U japim deri në 30 milionë lekë, natyrisht që një pjesë duhet ta investojnë dhe nga xhepi, për të ndërtuar një pikë grumbullimi, që në zonën, ku deri dje përpunonin qumështin, tani ta mbledhin qumështin dhe t’jua sheshin fabrikave më të mëdha.”

Ministri është shprehur qartë që tashmë nuk do lejohet asnjë subjekt të transportojë qumështin në kushte primiteve dhe jo higjenike por vetëm me  çisterna inoksi./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono