Ministri i jashtëm italian telefonon Ramën e Bashën: Të shmanget dhuna

15:15 | 24/06/2019

Ministri i jashtëm italian Enzo Moavero Milanesi, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama si dhe me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Sipas një njoftimi zyrtar të ministrisë së jashtme italiane, Milanezi i konfirmoi Ramës dhe Bashës rëndësinë e jashtëzakonshme për respektimin absolut të rregullave themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Në  prag të 30 qershorit, ministri i jashtëm italian theksoi ne keto biseda telefonike me dy lideret shqiptare se pavarësisht përplasjeve mes forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmanget çdo lloj dhune dhe të manifestohen opinionet dhe qëndrimet respektive në mënyrë korrekte dhe demokratike.

Ministri i jashtëm Italian, sipas njoftimit për shtyp të Farnezinës, theksoi se duhet siguruar korrektësia e procesit elektoral në Shqipëri.

Procesi  do të monitorohet nga një mision ndërkombërat i drejtuar nga OSBE-ODHIR, në të cilin bëjne pjesë vëzhgues të vendeve të ndryshme, mes të cilëve edhe nga Italia. /ABC news Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono