Ministri i Jashtëm grek shuplakë Shqipërisë: Sjellje jo korrekte

21:42 | 06/05/2019

Ministri i jashtëm grek, Jorgos Katrugalos ka deklaruar se zgjerimi i ujërave territoriale greke në detin Jon do të nisë në verë. Ndërkohë, duke komentuar heqjen e tabelave në gjuhën greke në jug të Shqipërisë, Katrugalos ka vlerësuar se kjo sjellje nuk i shërben fqinjësisë së mirë dhe bie ndesh me parimet e anëtarësimit në BE.

Ministri i jashtëm grek Jorgos Katrougalos ka deklaruar se zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon, do të realizohet brenda kësaj vere, megjithëse ka shtuar që kjo varet edhe nga negociatat që po zhvillon Athina me Italinë dhe Shqipërinë.

Më e mundshmja deri në verë. Natyrisht, kjo bashkërendohet edhe me negociatat që po vazhdojmë të bëjmë me Italinë dhe me Shqipërinë. Megjithëse me Shqipërinë kohët e fundit po shikojmë sjellje që nuk përputhen me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Katrougalos gjatë një interviste në web radion News 24/7.

Katrougalos nuk sqaroi se cilat ishin këto sjellje, por më tej në intervistë, u la të kuptohet se edhe kësaj here, pakënaqësia e Athinës kishte si shkas minoritetin grek në Shqipëri. I pyetur mbi heqjen e tabelave dygjuhëshe në fshatrat e zonës së minoritetit, Katrougalos tha se ndodhet në kontakt me ambasadën greke në Tiranë për të parë se çfarë po ndodh.

Kanë shfaqur disa pretendime që tabelat dygjuhëshe duhet të kenë të parën gjuhën shqipe, pastaj atë greke. Domethënë çështje kompetencash. Ne kemi paralajmëruar se çdo lëvizje që do të duket se është kundër interesave të minoritetit tonë, do të trajtohen me mënyrën që parashikon e drejta ndërkombëtare”, tha ministri i jashtëm grek.

Ndërkaq, i pyetur nëse ka ndonjë zhvillim të ri për çështjen e pronave, pas takimit Tsipras Rama muajin e kaluar, Katrougalos tha se:

“Kemi premtime dhe angazhime nga pala shqiptare”.

Ministri i jashtëm grek tha se Athina e ka mundësinë që të verifikojë mbajtjen e premtimeve, teksa në qershor do të diskutohet mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

“Ekzistojnë kritere për hapjen e negociatave të anëtarësimit për të gjitha vendet, që duhet të vlejnë edhe për Shqipërinë”, tha shefi i diplomacisë greke dhe rreshtoi se cilat janë këto kritere:

Respektimi i shtetit të së drejtës, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe çështje që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të minoriteteve, si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirëËshtë e qartë se për ne këto janë çështje bazike”, theksoi ministri i jashtëm grek, Katrougalos./ABC News Albania 24/7

 


Një koment

  • tironsi/gjermani

    07/05/2019 at 03:28

    “Ekzistojnë kritere për hapjen e negociatave të anëtarësimit për të gjitha vendet, që duhet të vlejnë edhe për Shqipërinë”
    – pra kjo eshte e verteta qe ju nuk duhet ta paraqitni ne media sikur vendimet varen sipas nga humorit juaj.
    Mjaft me me shantazhe te pakuptimta ne media.
    Ju do ti shtrini kembet aq sa e keni jorganin ashtu si edhe koleget tuaj ne EU.

    Reply

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono