Ministri grek i mbrojtjes Kammenos reagon ndaj deklaratave të Erdogan

16:59 | 05/11/2018

Panos Kamenos, ministri grek i Mbrojtjes reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentit turk Erdoan sipas të cilit grekët janë banditë detarë. Kamenos u shpreh se të gjithë e dinë se cilët janë banditët në detin Egje dhe se në asnjë moment Greqia nuk do të lejonte prekjen e kufijve të saj.

Ministri grek i mbrojtjes Panos Kamenos ka reaguar pas deklaratave të bëra nga presidenti i Turqisë Erdoan, i cili foli për banditë detarë në detin Egje dhe në lindje të Mesdheut.

Kamenos u shpreh se të gjithë e dinë se se kush janë piratët e detit Egje, deklaratë që ai e bëri gjatë takimit me ambasadorin amerikan në Athinë, Xhefri Piat. Më pas ai theksoi se të vetmit që nuk kanë qenë asnjëherë piratë, nëpër shekuj, janë grekët.

Sipas tij vendimet e Greqisë mbështeten nga ligjet ndërkombëtare, dhe se është këshilli i sigurisë së Kombeve të Bashkuara që vendos se kush janë piratët.

Kamenos shtoi se Greqia nuk po provokon askënd, porn ë të njëjtën kohë nuk do të lejojë që të preken interesat kombëtare të garantuara nga ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kufijtë e Greqisë janë ato të Bashkimit Europian, dhe për pasojëj çdo shkelje në kufirin detar, tokësor apo ajror të vendit do të përbëjë gjithashtu një shkelje të kufijve të Bashkimit Europian.

“Zhvillimi do të vijë, atëherë kur çdo vend të përdorë rezervat e tij duke respektuar ligjet ndërkombëtare,” përfundoi Kamenos



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono