Ministri Çuçi në fermat e Lushnjes

15:50 | 21/06/2019

Çertifikimi i fermave dhe forcimi i pikave të grumbullimit garantojnë cilësinë dhe shitjen e prodhimeve bujqësore të vendit tone. Këtë e deklaroi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi teksa vizitoi disa sera dhe pika grumbullimi në Lushnje.

Serat që kultivojnë prodhimet vendase do të marrin certifikimin global G.A.P. Këtë e bëri të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi teksa ishte në Lushnje dhe vizitoi nga afër një prej serave që kultivon pjepër.

“Ne do të synojmë që të gjithë prodhuesit bujqësor shqiptarë të lidhin marrëdhënie me Global G.A.P. Kjo do të thotë se nëse ke çertifikim nga Global G.A.P cilësia është 100% e garantuar, prodhimi mund të shitet në të gjithë Europën”, tha Blendi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u ndal edhe tek një pikë e grumbullimit prej nga ku nisen për çdo ditë kamionët me perime në Evropë.

Qeveria i ka vënë një theks të veçantë forcimit të pikave të grumbullimit sepse garantojnë tregun. Duke garantuar shitjen, edhe fermeri mbjell pa asnjë merak sepse me kontratat që bën me pikat e grumbullimit nuk i ngelet prodhimi. Grumbulluesi nga ana tjetër ka rol shumë të madh në disiplimimin dhe rritjen e cilësisë sepse duke i siguruar fermerit shitjen e prodhimit i imponon atij edhe cilësinë”, tha ai.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ajo që kryeson eksportet e prodhimeve tona bujqësore drejt Europës, mbetet domatja. Në katër muajt e parë të këtij viti eksporti i domates Made in Albania është rritur me 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono