Ministri Bushati në Shkodër me pakicat serbo-malazeze


14:55 | 15/04/2018

Aktet nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare po i nënshtrohen një procesi diskutimi. Ministri për Europën dhe punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi dëgjesë publike më pakicat serbo-malazeze në Shkodër.

Do t’u përgjigjen kërkesave të të gjitha minoriteteve. Ligjin për Pakicat Kombëtare ka nisur ta konsultojë fillimisht në Shkodër, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

“E kam diskutuar qoftë me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi qoftë me Ministrin e Jashtëm serb për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica këtu”, nënvizoi ministri Bushati.

Në takimin me pakicat serbo-malazeze, ministri Bushati tha se nevojitet edhe bashkëpunimi me pushtetin vendor.

“Se pavarësisht progresit të qenësishëm që është bërë në këtë fushë dhe risive që sjell ligji kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri”, u shpreh Bushati.

Nga ana e saj, Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi, theksoi se ka pasur një proces të gjatë konsultimi, por shqetësimi i shumë pakicave ishte hartimi dhe zbatimi i akteve nënligjore dhe ky proçes konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadrit të duhur ligjor./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono