Ministri Bushati merr pjesë në forumin e Dubrovnikut

16:09 | 01/09/201816:090

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir  Bushati po merr pjesë në Forumin qe po zhvillohet ne Dubrovnikut me temë: “Forcimi i qëndrueshmërisë – Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”.

Përpara kryeministrave,  ministrave të jashtëm të rajonit të rajonit dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian ministri Bushati theksoi katër sfidat kryesore që dëmtojnë qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit.

“Migracioni, diferencat socio-ekonomike me vendet e BE dhe ndërlidhshmëria, shteti i së drejtës, çështjet e pazgjidhura që lidhen me shtetformimin dhe kufijtë, kanë nevojë për adresimin e duhur, në mënyrë që t’u përgjigjemi pritshmërive të të rinjve të shek. XXI” deklaroi ministri per Evropen dhe Punet e Jashtme.

Përsa i përket diskutimit mbi migracionin, kreu i diplomacisë solli në vëmendje qëndrimin koherent të Shqipërisë qe e sheh si çështje të solidaritetit dhe vlerave evropiane.

Shembull ministri Bushati mori vendimin e fundit të qeverisë për të strehuar 20 refugjatë nga Eritrea. /abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono