Ministri Ahmetaj: Papunësia në Shqipëri kap nivelin më të ulët


13:34 | 11/06/2018

Papunësia në Shqipëri sipas Ministrit të Financave dhe Ekonomisë ka arritur nivelin rekord më të ulët në 27 vitet e fundit, duke zbritur në 12,5%. Po ashtu, Ahmetaj tha gjatë një deklarate për mediat se edhe papunësia tek të rinjte ka shënuar shifrën më të ulët.

Modeli ekonomik i nisur para pesë vitesh sipas ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj po funksionon.

59.2% e shqiptarëve të aftë për punë tashme e kanë siguruar një vend pune.

Tre muajt e pare te vitit shkalla e punësimit u rrit me 4.9% krahasuar me një vit më pare ndersa niveli i papunësisë sipas Institutit te Statistikave shënoi rënien më të madhe historike, në vlerën 12.5%.

“Modeli i ri ekonomik, ai që ne nisëm së bashku në 2013-ën po funksionon. Pikë së pari rritje ekonomike me rritje punësimi, rritje ekonomike me ulje papunësie, rritje ekonomike me rritje të numrit të ndërmarrjeve, rritje ekonomike cilësore me rritje të fuqisë blerëse.”

Pesë muajt e parë të vitit janë hapur 26 mijë e 500 vende pune dhe janë punësuar 11 mijë persona.

“Vetëm në muajin Maj, janë shpallur 8 mijë e 442 vende të lira pune. Ndërkohë që janë realizuar 11 mijë e 88 punësime, pra ndërmjetësime nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në pesëmujor dhe vetëm në muajin Maj janë realizuar 3 mijë e 439 punësime me ndërmjetësim”.

Industria dhe shërbimet shënuan rritje me të madhe të punësimit, ndërsa krahasuar me tremujorin e fundit të 2017-ës, dega e industrisë pati një rënie të vendeve të punës me -1.1%./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono