Minatorët, protestë për statusin

17:20 | 06/06/2018

Statusi i ka nxjerrë sërish minatorët përpara kryeministrisë. Ata kërkojnë miratimin e shpejtë të tij. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e ajo e Financave dhe Ekonomisë deklarojnë se drafti është gati, por me të nuk kanë rënë dakord, të gjithë përfaqësuesit sindikalë.

Minatorët kanë dalë sërish para kryeministrisë për të kërkuar miratimin e statusit. Ndonëse Policia e Tiranës iu ka refuzuar kërkesën për tubim, ata e vijuan protestën e tyre.

Drafti shpjegojnë se është hartuar dhe ka kaluar në të gjithë institucionet, por nuk dinë të thonë pse miratimi i tij është vonuar. Rritja e masës së pensionit është kërkesa kryesore e tyre. Minatorët paralajmëruan një tjeter protestë të martën, ndërkohë që nuk përjashtuan as mundësinë për të hyrë në grevë urie.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave e Ekonomisë pas protestës pranoi se drafti për statusin e minatorit është gati. Ai është hartuar nga një grup ndërinstitucional pune, por jo të gjithë përfaqësuesit e sindiakatave kanë rënë dakord me të.

Fatkeqësisht, deri tani, ka dhe një pjesë përfaqësuesish sindikalë të cilët nuk kanë rënë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve. Gjejmë rastin që tu bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve sindikalë që të bëhen pjesë e diskutimeve në tryezën e grupit të punës, të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas ti nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj”, thuhet në njoftimin e ministrisë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono