Miliarderi blen klubin anglez, i shkarkon të gjithë dhe bëhet vetë trajner

19:16 | 16/11/201919:160

E padëgjuar më parë ajo që ka ndodhur në Angli. Glenn Tomplin, miliarderi britanik, ka blerë klubin amator, Romford City dhe synon ta ngjesë nga ligat amatore, në kategoritë profesioniste të futbollit britanik. Tomlin i ka befasuar të gjithë, pasi që në ditët e para të tij si president i klubit, i ka shkarkuar të gjithë nga detyra, përfshirë edhe trajnerin.

Tomplin ka blerë 15 futbollistë të rinj dhe është bërë vetë trajner i Romford City. Për arsyet pse ivnestoi te ky klub amator, Tomplin tha: “I kam bërë të gjitha në jetë, jam mërzitur. Isha në kërkim të një hobi të ri.

Futbolli më pëlqen, por pse vetëm ta shikoj? Dua të jem pjesë e futbollit dhe shumë shpejt, pretentojmë të jemi në kategoritë e futbollit anglez”, tha mes të tjerash presidenti i ri i Romford./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono