Milan me pronar të ri?


11:49 | 10/07/2018

Tifozët e skuadrës italiane të Milan-it janë duke parë ekipin e tyre të zemrës të kalojë në disa momente të paqarta. Kjo pasi, presidenti kinez, Yonghong Li nuk pagoi këstin prej 32 milionë eurosh fondit Elliott që i kishte marrë garancinë. Ky i fundit është shumë afër që të bëhe pronari i Milanit.

Fondi amerikan në fakt është duke kryer të gjithë proceduarat për marren e skuadrës dhe për heqjen e Yonghong Li-së nga drejtimi i skuadrës kuq e zi. Sipas të rejave më të fundit nga mediat sportive italiane, kur fondi Elliott të marrë drejtimin, gjëja e parë që do ndodhë është zëvëndësimi i drejtuesve të bordit.

Sipas tyre flitet që përfaqësuesit kinezë do të zëvendësohen, ndërsa do të qëndrojnë ata italianë. Gjithashtu mund të vijnë emra të njohur si Umberto Gandini, Cristiano Giuntoli dhe idhulli i kuqezinjve, Paolo Maldini.

Mesa duke, Milani do të përfshihet nga një revolucion tjetër, duke ndryshuar sërish drejtuesit pas vetëm 15 muajsh, që kur Yonghong Li mori drejtimin.

Tifozët i frikësohen gjendjes së skuadrës, e cila të hënën nisi përgatitjet parasezonale, pasi sipas tyre, për momentin ekipi ka nevojë për mbështetje dhe qetësi për të vazhduar punë përpara.


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono