Milan ëndërron lavdinë me Piatek

08:43 | 18/02/2019

Milani ndihet me fat me sulmuesin e tij të ri, Piatek. Futbollisti polak po shënon gola dhe po kalon rekordet e legjendave të së kaluarës.

Ky stadium ka parë shumë legjenda dhe kjo fanellë është veshur nga mjaft kampionë. Gjithsesi, Milani mezi po e priste heroin e radhës dhe duket se e ka gjetur më në fund. Ky është Kristof Piatek, golshënuesi i momentit, sulmuesi më i mirë i sezonit në krah të Cristiano Ronaldos.

Dy golat e shënuar në stadiumin e Atalantës ishin një ndihmë e jashtëzakonshme për skuadrën e trajnerit Gennaro Gattuso, që vuajti shumë dhe fare lehtë mund të kishte humbur. Që kur Andrij Shevchenko u largua në 2006, Milani kishte 13 vjet në kërkim të një bomberi të vërtetë, ndërsa duket se 35 milionët e shpenzuar për kartonin ishin badihava.

Statistikat flasin e polaku është më lart se yjet e të kaluarës, të paktën përsa i përket javëve të para me kuqezinjtë. Atij i kanë mjaftuar 310 minuta për 6 gola, ndërsa suedezit të madh të viteve 50-të, Gunar Nordal, iu deshën 419.

Po ashtu, pas tij kanë mbetur Van Basten, Rivera, Altafini, Shevçenko apo edhe Baloteli. Me një sulmues të tillë, kualifikimi për në Champions duket si objektivi minimal për Milanin e Gatuzos. Nëse Juventusi ka Ronaldon, milanistët kanë Piatekun.

“La Gazetta dello Sport” thekson: Magjistari Piatek! Polaku bën Milanin të fluturojë!

“Il Corriere dello Sport” bën një krahasim: Kristof, çfarë Piateku! Ikardi dhe Interi drejt divorcit në Qershor! Adios!

“Tutosport”: Atalanta nokaut! SuperPiatek dhe Çalhanoglu, Milani i afrohet Championsit!

Kanë kaluar vetëm 20 ditë që nga debutimi i polakut si titullar, në ndeshjen e Kupës ndaj Napolit, por duket sikur kuqezinjtë kanë hyrë në një epokë tjetër./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono