Meta: Të vazhdojmë të jemi pranë njëri-tjetrit, sfidë mbajtja e të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë

12:15 | 18/01/202012:150

Presidenti Ilir Meta këtë të shtunë ka marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë.

Ky është një aktivitet që zhvillohet në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës

Kreu i Shtetit solli eksperiencën e tij dhe kujtoi eksodin masiv dhe solidaritetin e shqiptarëve. Në fjalën e tij presidenti Meta është shprehur se viti 1999 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e Ballkanit por sidomos të vendit tonë.

“Jemi të lumtur që të krijojmë vitin 1999, një vit i jashtëzakonshëm në historinë e Ballkanit por sidomos të vendit tonë. Një vit prove, një test afirmues apo shkatërrues për një vend dhe një komb. Duke i uruar ditëlindjen imzot Dodë Gjergji, për ne 24 marsi është një ditë e veçantë. Kisha 30-vjetorin atë ditë por nuk pata mundësi ta festoja për shkak të një lajmi akoma më të mirë për mua e çdo e shqiptar atë të nisjes së ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit dhe barbarisë në Kosovë”, tha Meta.

LIVE – Fjala përshëndetëse në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 18. Januar 2020

Ndër të tjera në fjalën e tij presidenti Ilir Meta deklaroi se populli i kosovës ka kaluar momente të vështira,  ku vetëm një komb i rrezikuar në ekzistencën e tij mund të reagojë në atë mënyrë të jashtëzakonshme dhe të triumfojë.

“20 vite kanë kaluar dhe jemi vërtet shumë më mirë se 20 vite më parë. Por nuk jemi aq të lumtur sa do të donim. Duhet të jemi më të vëmendshëm për të ardhmen që të shohim çfarë duhet të bëjmë më mirë. E mbani mend se si ishte rruga nga Kukësi në Tiranë. Ata që e bënin atë rrugë e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur falë ‘Rrugës së kombit’, që ka krijuar një afërsi të pabesueshme, të cilën duhet ta shfrytëzojmë akoma më mirë për të ardhmen. Shqetësimi ynë është të punojmë për të mbajtur të rinjtë. Kjo është sfida jonë më e madhe”, deklaroi Meta.

Gjithashtu ai ka falenderuar presidentin Thaçi, për institucionet, për FSK-në, qytetarët për atë reagim të jashtëzakonshëm pas tërmetit, pasi Kosova ishte e para që u gjend kudo në Thumanë në Durrës atje ku tërmeti i 26 nëntorit bëri dëmet më të mëdha./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono