Meta takon Markoviç: Përfaqësim më të drejtë shqiptarëve në institucione

08:50 | 22/01/201908:500

Në vijim të vizitës shtetërore në Mal të Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit edhe nga Kryeministri Dushko Markoviç. Kreu i shtetit shqiptar i kërkoi kreut të ekzekutivit malazes, një përfaqësim më të madh të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të vendit.

I lavdëroi për përparimin që ka shënuar Mali i Zi në procesin e integrimit evropian, por nuk i kurseu as këshillat ndaj Kryeministrit malazez për t’i dhënë më shumë mbështetje shqiptarëve që jetojnë atje.

Gjatë vizitës zyrtare në shtetin fqinjë Presidenti i Republikës Ilir Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

Nga ana e tij, Kryeministri i Malit të Zi e informoi Presidentin Meta për disa projekte konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarë, siç është ndërtimi i rrugës Tuz-Grabon, rikonstruksioni i shkollës së fshatit Dacaj në Rozhajë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin por edhe  punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore. Për kryetarin e shtetit shqiptar bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono