Meta takohet me Bashën dhe paralajmëron konferencë për shtyp

11:18 | 11/09/201911:180

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar në orën 17:00 të së mërkurës një konferencë për shtyp. Kjo dalje për mediat e Presidentit vjen një ditë pas takimit që pati një përfaqësi të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës.

Një delegacion i Komisionit të Venecias erdhi në vendin tonë me kërkesë të Komisionit Hetimor Parlamentar që po heton për shkarkimin e Presidentit. “Venecia” pritet të japë opinionin e saj nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën me çdekretimin e datës 30 Qershor për zgjedhjet lokale më 11 Tetor.

Komisioni i Venecias arriti në Tiranë të hënën dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të mazhorancës, opozitës parlamentare dhe joparlamentare, kreun e Kuvendit, Presidentin, Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin, anëtarët e KQZ-së dhe pritet që të zhvillojë takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë mësohet se paraditen e kësaj të mërkurë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e selisë blu, Lulzim Basha. Kriza politike në vend dhe iniciativa e kuvendit për shkarkimin e presidentit kanë qenë temë e bisedës mes Metës e Bashës. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 40 minuta./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono