Meta rrëzon propozimin e ministres së Arsimit

16:55 | 06/05/201916:550

Presidenti Meta dekretoi rrëzimin e propozimit të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në shqyrtimin e këtij propozimi, Presidenti vlerësoi të gjithë dokumentacionin shoqërues të paraqitur nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), si dhe dëgjoi sqarimet përkatëse gjatë takimit me të.

“Presidenti i Republikës vlerësoi pretendimet me shkrim dhe dokumentacionin shoqërues të përcjellë zyrtarisht nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, si dhe dëgjoi të gjitha shpjegimet dhe sqarimet e tij të dhëna në një takim të realizuar me të.

Presidenti i Republikës kreu një vlerësim të thelluar dhe gjithëpërfshirës të të gjithë kuadrit kushtetues, ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë në institucionet e arsimit të lartë jo vetëm duke iu referuar praktikës dokumentare të këtij propozimi, por dhe praktikës dokumentare të administruar në vijimësi mbi problematikat dhe situatat konfliktuale midis strukturave drejtuese akademike dhe administrative në Universitetin e Tiranës përgjatë viteve 2017-2019”, thuhej në një njoftim të zyrës së shtypit të Presidencës.

Presidenti i Republikës vlerësoi se në kushtet aktuale, bazuar në propozimin e bërë, marrja e një vendimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, do të cenonte rëndë dhe, në tërësi, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike të vendosur dhe të mbrojtur nga Kushtetuta, por dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ushtrimi i kompetencave kontrolluese nga Ministri i Arsimit në këtë rast për gjithë sa u parashtrua më sipër nuk është kryer në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono