Meta reagon për opinionin e Komisionit të Venecias

13:27 | 14/10/201913:270

Ilir Meta e kishte gati reagimin për opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Menjëherë pas publikimit të dokumentit zyrtar në faqen e Komisionit, kreu i Shtetit rikonfirmoi se pretendimet e tij se nuk ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të shtyrë zgjedhjet e 30 Qershorit u konfirmuan.

“Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak. Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stabilitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.  Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore”.

Por ndryshe nga kreu i shtetit mendon kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bindjen se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën. Por pavarësisht kësaj vendimmarrjen ja lë në dorë Komisionit Hetimor.

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor do të diskutohet edhe opinion përfundimtar i Komisionit të Venecias, për të vendosur nëse do të vijohet procedura për shkarkimin e kreut të shtetit apo jo./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono