Meta pas takimit me Komisionin e Venecias: Mos u fokusoni te 11 tetori, por te 18 tetori

18:03 | 11/09/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë që ka zgjatur për më shumë se 90 minuta, ka folur lidhur me takimin që ka pasur në Tiranë me delegacionin e Venecias. Ai tha se për vendimin e anulimit të 30 qershorit është bazuar vetëm në Kushtetutë, teksa theksoi edhe njëherë se informacionin për djegien e parlamentit e ka pasur të saktë. Gjatë konferencës Meta tha se më e rëndësishme se 11 tetori, është data 18 tetor kur do të vendoset për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se nuk ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, Meta tha se se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me Komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer dhe transparent, ndërsa i ftoi të gjithë që të merren më shumë me 18 tetorin sesa me 11 tetorin.

“Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim të madh që tregon ndaj Komisionit të Venecias dhe t’ju bëj të ditur edhe juve dhe gjithë opinionit publik se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me Komisionin e Venecias do të jetë i shkëlqyer dhe transparent. Në respekt të punës që ata kanë nisur dhe do duhet të bëjnë deri më 11 tetor, ju kemi dhënë një raport paraprak lidhur me disa pyetje që Kuvendi i Shqipërisë u ka drejtuar lidhur me cilësitë e Presidentit të Republikës, i cili është i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me dokument. 11 Tetori është një datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse qytetarët e dinë se Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Kuptohet që çdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande, për fat të keq është një lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme që kemi përpara, që është 18 Tetori. I ftoj të merren me 11 Tetorin, por të merren aq sa duhet. Të merren të gjithë më 18 Tetorin, se çdo bëhet me 18 Tetorin edhe me shqiptarët”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono