Meta paralajmëron rikthimin e vizave, Rama: S’ka shans!

15:50 | 18/06/201915:500

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama kanë replikuar në distancë përmes rrjeteve sociale. Paralajmërimi i Metës për rrezikun e rikthimit të vizave është hedhur poshtë si mundësi nga Rama që ka shigjetuar kreun e shtetit për qëndrimet e tij.

Një këmbanë e re alarmi ka rënë për rrezikun e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këtë shqetësim ka shprehur presidenti i republikës nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Evropian, njoftimi i ditës së hënë i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë”, deklaroi Meta. 

Presidenti Ilir Meta ibën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë sipas tij.

“Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!”

Përgjigjen ia ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili i ka kërkuar fillimisht të mos jetë i shqetësuar.

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave – s’ka shans të rikthehen – po të shqetësohet për vizën që i vuri figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë!”

E duke qëndruar tek përplasja e fundit kryeministri jep garancinë.

“Kjo luftë e turpshme kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!”/ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono