Meta: Nuk rivizatohen kufijtë kollaj

11:27 | 22/05/201911:270

Teza e korrigjimit të kufijve në Ballkan cilësohet e rrezikshme nga Presidenti shqiptar Ilir Meta dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Për Metën, kjo tezë vjen nga politikanë që duan të shmangin llogaridhëniet e brendshme. Ndërsa Jahjaga u shpreh se bëhet fjalë për një skenar me qëllim destabilizues.

Diskutimet mbi temën e sfidave të sigurisë në Ballkan dhe rolit të aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik, në panelin e organizuar në nivel presidentësh, ajo e Kosovës dhe kreu i shtetit shqiptar, ndanë të njëjtin mendim mbi atë që quajnë tezën më të rrezikshme të aktualitetit në rajon.

“Dëgjojmë shpesh ore pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Por natyrshëm, pse të mos bashkohen të gjithë serbët, pse të mos bashkohet të gjithë kroatët, të gjithë boshnjakët”, tha Meta.

Ky diskutim nënkupton kthimin në të kaluarën e dhunës, vuajtjes dhe të përçarjes”, tha Jahjaga.

Për Metën këto përpjekje vijnë nga politikanë autoritarë me axhenda personale.

Janë një përpjekje e politikanëve autoritarë për tu shmangur nga llogaridhëniet e brendshme dhe për të provokuar tema të cilat postojnë vëmendjen e opinionit dhe shpesh e bëjnë këtë në mënyrë të koordinuar”, tha Presidenti.

Ndërsa për ish-presidenten e Kosovës Jahjaga, në nivel ndërkombëtar, kjo nxitet nga një lojë e dyfishtë e fqinjit serb.

“Për ne është shqetësuese fakti që Serbia luan lojë të dyfishte me BE dhe Rusisë. Që kur ka filluar dialogu janë firmosur 100 marrëveshje dhe nuk janë zbatuar as 10% e tyre”, tha ajo.

Njëra prej tyre është edhe tregues i absurditetit të pretendimit për ri-vizatim kufijsh thekson Meta.

“Nuk rivizatohen kufijtë aq kollaj. Ne e dimë sa marrëdhënie të mira janë mes Malit të Zi dhe Kosovës, por për një marrëveshje demarkacioni e dimë mirë se çfarë ndodhi. Një pakicë e vogël e bllokoi dhe bëhet fjalë për disa pyje që as qentë nuk jetojnë në dimër”, tha ai.

Ndaj në vend të mbështetjes së kësaj teze, Bashkimi Europian duhet të fokusohet tek shfaqja e interesit real për integrimin e Ballkanit Perëndimor, deklaron Jahjaga. Ndërhyrja e Shqipërisë në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës do ishte një cënim i institucioneve të kësaj të fundit, sipas presidentit Meta ndaj kjo nuk mund të ndodhë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono