Meta në Kroaci viziton arbanasit e Zarës

21:37 | 21/11/2018

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, i shoqëruar nga Presidentja kroate Grabar-Kitarovviç vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, e njohur si “oazi i shqiptarëve në Kroaci”. Kreu i Shtetit shqiptar mbajti edhe një fjalë përshëndetëse në qendrën kulturore artistike të shoqatës “Vicko Zmajeviç” gjatë së cilës i quajti arbanaist e pranishëm atje një kujtesë e gjallë e asaj ç’ka i ndodhi kombit shqiptar 5 shekuj më parë, kur u tentua që me zjarr e hekur të shfarrosej një komb i tërë, gjë e cila nuk u mundësua vetëm falë veprës legjendare të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, deklaroi presidenti Meta. Njëkohësisht Presidentja e Kroacisë Grabar – Kitaroviç njohu kontributin e jashtëzakonshëm të arbanasve në krijimin dhe mbrojtjen e Kroacisë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono