Meta në Hungari, merr mbështetje për hapjen e negociatave me BE

12:58 | 21/06/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta merr mbështetjen e Hungarisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë takimit që zhvilluan në Budapest, temë e bisedës midis tyre ka qenë edhe cështja e emigracionit të paligjshëm dhe siguria e kufijve.

Hungaria ka mbështetur dhe do ta mbështesë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Garancinë I dha presidentit të republikës Ilir Meta kryeministri Viktor Orban.

“E sigurova Shkëlqesinë e Tij se Hungaria është një nga mbështetëset kryesore të integrimit perëndimor të Shqipërisë, sidomos të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Hungaria dhe ne personalisht do të bëjmë çdo gjë për ta përshpejtuar atë proces, dhe t’ua bëjmë të qartë udhëheqësve evropianë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Nuk është i rëndësishëm vetëm për rajonin, por është bindja ime personale se është i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, sepse Shqipëria si një vend i ri anëtar, mund t’i japë energji pozitive, ambicie dhe një shtysë të re Bashkimit Evropian, gjëra për cilat patjetër që kemi nevojë”.

Gjatë takimit të vecantë që zhvilloi me kryeministrin Orban, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi ndër të tjera edhe angazhimin e Qeverisë së Hungarisë për të nxitur marrëdhëniet ekonomike e tregtare midis dy vendeve.

 “Jam shumë i lumtur për këtë takim që pata me kryeministrin Orban për të konfirmuar edhe një herë miqësinë e shkëlqyer dhe tepër të fortë midis dy vendeve dhe kombeve tona, por njëkohësisht edhe marrëdhëniet mjaft premtuese për të ardhmen mes Shqipërisë dhe Hungarisë në të gjitha drejtimet.

Po kështu për ta falënderuar kryeministrin Orban për mbështetjen e palëkundur që Hungaria i jep së ardhmes evropiane të Shqipërisë. Me shumë kënaqësi presim kryeministrin Orban të rikthehet në Shqipëri dhe duhet të vijë patjetër në këtë Vit të Skënderbeut”.

Duke iu referuar partneritetit aktual në NATO dhe partneritetit të ardhshëm në Bashkimin Evropian , të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në sfidat me të cilat përballen të dy vendet. Çështjet e emigracionit të paligjshëm dhe influencës së aktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit Perëndimor u bënë pjesë e bisedës midis Presidentit Meta dhe Kryeministrit Orbán. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono