Meta në Berlin, fton biznesin gjerman të investojë në Shqipëri

11:33 | 19/02/2019

Presidenti Meta kërkon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu kreu i shtetit shqiptar, fton biznesin gjerman të investojë në Shqipëri, sidomos në turizëm dhe energjitikë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i kërkon Berlinit zyrtar mbështetjen e tij për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duke folur në konferencën vjetore të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme gjermane, kreu i shtetit shqiptar garantoi për qasjen europiane të vendit tonë.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësimin në BE. Falë vizionit të kancelares Merkel, të mishëruar edhe në “Procesin e Berlinit”, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një aspiratë dhe një destinacion të qartë drejt integrimit europian. Ne shpresojmë se edhe me mbështetjen e paçmuar të Gjermanisë dhe me vullnetin e të gjithë vendeve anëtare, të jemi të gatshëm të çelim negociatat me BE-në Qershorin e 2019-s”.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen financiare dhe teknike të Gjermanisë

“Sot pas 30 vitesh, i jemi mirënjohës pafundësisht Gjermanisë, jo vetëm për mbështetjen e saj politike në të gjitha proceset demokratizuese dhe europianizuese të Shqipërisë, por edhe për faktin se ajo renditet si donatori i parë në vend, me një asistencë financiare prej më shumë se 1 miliard $, të alokuara për investime madhore në fusha si: energjetika, infrastruktura, turizmi, bujqësia, arsimi profesional, zhvillimi i SME-ve etj”.

Duke e quajtur vendin tonë “thesar të paeksploruar të Mesdheut”, presidenti Meta, ftoi biznesin gjerman të investojë në sektorin e turizmit dhe atë të energjetikës në Shqipëri.

“Është  një oportunitet i artë që investitorët gjermanë të eksplorojnë dhe të investojnë në tregun energjetik shqiptar dhe atë rajonal sepse qeveritë e Ballkanit, me ndihmën edhe të donatorëve të huaj siç është dhe “KfË”, po financojnë projekte të përbashkëta në linjat e transmetimit dhe në sistemin e shpërndarjes, sikurse po synohet krijimi i një “burse energjetike rajonale” në mënyrë që edhe kapacitet e reja prodhuese të penetrojnë në tregun europian”.

Konferenca vjetore e SME-ve është një nga aktivitetet më të rëndësishme politike dhe ekonomike në Berlin, ku marrin pjesë mbi 3500 personalitete të shquara gjermane dhe ndërkombëtare të politikës, botës së biznesit dhe shoqërisë civile./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono