Meta në ambasadën e SHBA, homazhe për ish presidentin Bush

22:03 | 06/12/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.
“Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar, kujdesi i veçantë dhe mbështetja e Tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e Tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!”, – shkroi Presidenti Meta në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.
Më pas Kreu i Shtetit u shprehu zyrtareve të Ambasadës amerikane ngushëllimet e sinqerta si dhe nderimin e respektin për Presidentin Bush dhe mirënjohjen për kontributin e tij të vyer ndaj kombit tonë dhe çështjes shqiptare./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono