Meta: Ndryshimi i kufijve nuk është kurrë zgjidhje, njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë

19:27 | 13/02/202019:270

Presidenti i vendit Ilir Meta theksoi edhe njëherë se ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje as për Kosovën e as për rajonin. Teksa mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë, ai u shpreh se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe e tillë duhet të mbetet. Sipas tij ka ardhur koha që të zgjidhet problemi mes Serbisë dhe Kosovës ashtu siç u zgjidh problemi mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Në zemër të një marrëveshje të normalizimit duhet të jetë njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve”, u shpreh ai.

Fjala e Metës:

“Kam 2-3 mesazhe. Në Ballkan, nga eksperienca ime 30 vjeçare s’ka popull të keq e popull të mirë, por politikë të mirë dhe vizionare dhe politike të keqe dhe vrastare. Kjo është e vlefshme për çdo vend.

Së dyti në Ballkan çdo popull dhe çdo komb është shumicë në një shtet dhe pakicë në një shtet tjeter, dhe zgjidhja kurrë s’mund të jetë ndryshimi i kufijve, por respektimi i njëjtë i të drejtave të çdo pakice në çdo vend. Shqipëria është shembull sa i takon respektimit të të drejtave të pakicave.

Ne pas kësaj ceremonie,  kemi një ngjarje tjetër po të rëndësishme, që është festa e Serbisë ku duhet të marrim pjesë. Unë dua tu them të gjithëve se pavarësisht paragjykimeve unë kam patur fatin të njoh një udhëheq të madh të Serbisë pro europian me vizion të qartë që ishte Zoran Gjingjic. Edhe pse ai nuk jeton më, ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë është për një Serbi europiane.

Ndaj dua të theksoj se nuk duhet të udhëqihemi nga paragjykimet. Duhet të ecim me frymën e re të bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve për të mos qenë peng i së shkuarës. Siç u zgjidh problemi mes Maqedonisë se Veriut dhe Greqisë duhet të zgjidhet tashmë problemi mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë dua të sjell në vemendje fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Pompeo, i cili ka thënë se në zemër të një marrëveshje të normalizimit duhet të jetë njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono