Meta kthen në Kuvend 2 ligje

10:05 | 16/07/2019

Presidenti Meta ka publikuar mëngjesin e kësaj të marte kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve në aktin normativ me fuqinë e ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Në një sqarim të detajuar 6 faqesh, kreu i shtetit thotë se ky ligj i paraqitur për shpallje është një nismë ligjore e nxituar, jo e plotë dhe fryma e këtij ligji shkon në kundërshtim me kuadrin ligjor aktual në fuqi, pasi kalimi i pronës shtetërore në pronë private drejtohet nga Ministria e Ekonomisë e Financave, ndërsa me ndryshimet e reja, këtë rol e merr Këshilli i Ministrave.

Pikërisht ky delegim tek organi i Këshillit të Ministrave, thuhet në sqarimin e Presidentit është i ndaluar, sipas parashikimeve të ligjit të vitit 2001, i cili kërkon që pronat e paluajtshme publike apo pronat e paluajtshme të shtetit tjetërsohen ose jepen në përdorim sipas mënyrave dhe kufijve të përcaktuar me ligj, dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kjo situatë, krijon një mbivendosje të asaj që lejohet dhe asaj që ndalohet midis normave rregullatore të nivelit të njëjtë, pra me ligj. Kjo gjendje konkurruese midis normave ligjore krijon rrezikun që në praktikë të krijohet konflikt institucional midis institucioneve shtetërore që zgjedhin ti referohet dispozitave të ndryshme të ligjit për të njëjtin fakt, apo mundësi të keqzbatimit në praktikë të normës të sapomiratuar, thuhet në relacionin arsyetues të Presidentit.

 

Më vonë, Presidenti Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për vetëqeverisjen vendore./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono