Meta kërkon referendum: T’i rikthejmë dinjitetin Kushtetutës, si ajo e vitit 1998

23:19 | 22/11/201923:190

21 vjet pas miratimit me referendum të Kushtetutës së parë, Ilir Meta kërkon një referendum popullor për rikthimimin e dinjitetit tek akti themeltar i shtetit. Presidenti nuk specifikoi se cfarë pyetjeje dëshiron të shtrojë në referendum.

Vetë Kushtetuta ka paracaktuar se ndryshimi i saj nuk mund të hidhet në referendum  vetëm me firmat e 50 mijë zgjedhësve sic ndodh për ligjet, por duhet të mbështet nga 94 deputetë.

 “Shqipëria nuk mund të drejtohet me Rezolutë, por vetëm me Kushtetutë!

Tashmë jemi përpara një situate edhe më dramatike, ku Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ajo që na rekomandoi Komisioni i Venecias, po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllimin e vetëm tëpërqendrimittë të gjitha pushteteve në duart e Kryeministrit aktual.

Ndaj është koha për t’i thënëNDAL këtij degradimi të shtetit dhe të atdheut tonë!”

Me këto akuza ndaj Edi Ramës, Ilir Meta kërkoi ndihmën e qytetarëve për të organizuar një referendum.

“Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të Kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin më nga sytë këmbët në atdheun e tyre!

Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, qëpërmes Referendumit të mbrojë Republikën.

Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore”.

Presidenti nuk e bëri të qartë se cila do të jetë mënyra për të shkuar në referendum, dhe as nuk lejoi pyetje për të mësuar se cfarë pyetjeje do të hidhet në referendum.

Në fakt kushtetuta,  në neni 150 të saj, përcakton se  Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Këtu, nuk parashikohet ndryshimi i Kushtetutës. Rishikimi i aktit themeltar të shtetit, përcaktohet në nenin 177 të tij. Ky nen në pikën 4 thotë se është  Kuvendi  ai që mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, pra me 94 deputetë, që mund të kërkojë ndryshime kushtetuese përmes referendumit.

Meta po ashtu, në vitin 2008, tentoi të kërkonte një referendum për të rrëzuar marrëveshjen Rama-Berisha, por nuk u realizua.

Në Shqipëri janë zhvilluar 3 referendume. Dy për kushtetutën, njëri është rrëzuar në vitin 1994, dhe një në vitin 1998.

Në vitin 1997 në vendin tonë u zhvillua një referendum për qëndrimin e republikës, apo rikthimin në monarki, referendum në të cilin republika parlamentare fitoi. /abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono