Meta: Jam krenar që 9 Vjet më parë përjetova momentin historik të Kosovës

17:41 | 22/07/201917:410

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka rikujtuar kohën e 9 viteve më parë, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fund pretendimit serb, për paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti shprehet se ndjehet krenar për kohën kur ishte ministër i jashtëm, kohë kur Kosovës i është njohur sovraniteti nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Meta shkruan se qeveria e asaj kohe, kur ai ishte ministër i jashtëm, bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës??, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës?? në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. 
Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës??, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë. 
Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës??
Kosova?? si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë“, shkruan Meta./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono