Meta, Basha e Berisha mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Bush

12:11 | 01/12/2018

Edhe Tirana zyrtare ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Presidentit Bush. Pikëllim shpreh në mesazhin e tij në tuiter Presidenti i Republikës Ilir Meta. Kreu i shtetit e vlerëson si një burrë të madh shteti, e një mbështetës të fortë të lirisë. “Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve”, shkruan Presidenti Meta.

Lajm të hidhur e quan ndarjen nga jeta të Bushit të madh edhe kryetari i PD Lulzim Basha. Duke shprehur ngushëllimet për familjen e popullin amerikan, Basha shkruan në Tuiter se shqiptarët do t’i jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë.

Hero të lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit dhe mik të madh të shqiptarëve e quan ish-kryeministri Sali Berisha ne mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të Presidentit George H Bush. SHBA dhe kombi amerikan humbën shërbëtorin e tyre më të përkushtuar të kohës – shkruan Berisha – por në veçanti dhimbje dhe zi kanë popujt që vuajtën nga diktaturat komuniste, të cilët humbën mikun e madh të çlirimit të tyre nga regjimet totalitare, vijon ai në mesazhin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, të cilin e përmbyll duke shprehur ngushëllime të ndjera për familjen e tij, autoritetet dhe kombin amerikan.abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono