Meta dekreton ligjin për amnistinë

15:37 | 14/02/202015:370

Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin e qeverisë për dhënie amnistie. Dekreti është  publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Ky ligj liron nga qelia 175 të burgosur, ndërsa u miratua në Kuvend në datën 30 janar 2020. Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë.  Ligji parashikon që të gjithë të burgosurit meshkuj, që u kanë mbetur 2 vite dënim për të vuajtur ose janë dënuar deri në 2 vite të lirohen.

Përjashtim bëjnë të dënuarit me vrasje me dashje, akte terroriste, krim të organizuar, si dhe vepra të tjera të rënda si krimet seksuale, kundër pasurisë, të miturve apo familjes etj./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono