Meta: Asnjë dyshim, do të jem President deri në 2022

21:26 | 13/11/201921:260

Në konferencën për shtyp, mbrëmjen e sotme, presidenti  Meta deklaroi se, do të qëndrojë në detyrën e Presidentit të Republikës deri në datën 24 Korrik 2022.

“Asnjë dyshim deri në 24 korrik 2022, do të jem në krye të Institucionit të Presidentit, me dorën mbi Kushtetutë. Të paktën ju nuk duhet të keni asnjë dyshim për këtë”, deklaroi Meta.

Më tej Meta tha se Presidenti i republikës nuk ka asnjë përplasje me askënd.

“Ka një vullnet sistematik, të vendosur, institucional, zyrtar të presidentit të republikës për të bashkëpunuar me KED. Në këtë aspekt ka një informim të vazhdueshëm  nga ana e presidentit edhe për parlamentin, në mënyrë që të ketë bashkëpunim. Është presidenti ai që kërkon zgjidhje,  kërkon respektimin e kushtetutës. Është presidenti ai që ditën e Hënë nga Parisi i ka kërkuar kuvendit të ushtrojë me përgjegjësi kompetencat e tij sepse ky është proces që ka të bëjë me të ardhmen evropiane të Shqipërisë, që dikush nuk e do me patjetër. Për këtë proces do të informohet edhe Bundestagu por edhe vendet e tjera. Nuk ka individ mbi kushtetutën, nuk ka fuqi  mbi kushtetutën. Nga ana e presidentit ka vetëm kërkesë për bashkëpunim. Do ju vëmë në dispozicion të gjitha letrat tona drejtuar KED dhe kryetarit, se çfarë i kemi kërkuar, ia kemi dërguar në kohë”, tha Meta./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono