Mesiç: Kufiri Kosovë-Serbi është i paprekshem, as Millosheviç s’e ndryshoi dot

14:13 | 19/09/201914:130

Në një intervistë për Deutsche Welle, ish presidenti kroat Mesiç u shpreh ndër të tjera se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është i paprekshëm. Ai shtoi se as Millosheviç nuk arriti ta ndryshonte atë.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, në një intervistë për Deutsche Vele foli për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Mesiç u shpreh se problemi i Bosnje e Hercegovinës është një prej problemeve që duhet zgjidhur, pasi, sipas tij, është një prej problemeve më komplekse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai kritikoi politikën e Beogradit karshi Bosnjës, duke thënë se ai mbështet politikat e Millorad Dodik, i cili nuk e njeh si shtet Bosnjën.

Por Mesiç foli dhe për paprekshmërinë e kufijve të shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se të gjitha luftërat në Ballkan janë bërë për shkak të kufijve.

Teksa ka folur për regjimin e Sllobodan Millosheviç, Mesiç u shpreh se presidenti famëkeq dëshironte një Serbi të Madhe, etnikisht të pastër. Ai theksoi se kur as Millosheviç nuk arriti të ndryshonte kufijtë në atë kohë, atëherë askush nuk mund ta bëjë tani. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono